Kanceri i stomakut: shenjat dhe simptomat e para

Kanceri i stomakut: shenjat dhe simptomat
Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brendshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si:
> Shqetesim në pjesen e sipërme dhe të mesme të barkut, që nuk përmirësohet nga ushqimet ose anti-acidet. (Në stadet e hershme, dhimbja mund të pakësohet nga efekti i antia-cideve dhe i ushqimeve.)
> Shqetesim abdominal që perkeqesohet nga ngrënia.
> Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
> Të vjella me gjak.
> Të vjella pas ushqimit.
> Dobësi, këputje dhe humbje peshe.
> Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.
Po të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla. Megjithate, me e mira eshte te kontaktoni menjehere me mjekun nese keni dyshime.