Normat e kancerit të lëkurës kanë arritur një nivel të lartë historik, duke u rritur me pothuajse një të tretën gjatë dekadës së fundit ne te gjithe boten por fatmiresisht kjo semundje ka dhe sherim.
Rritja më e madhe ka qenë në moshën mbi të 80-at, me diagnoza që janë rritur me 57 për qind që nga viti 2014 deri ne 2024.
Sipas Cancer Research UK, thuhet se tek nëntë nga dhjetë raste shkaktohen nga rrezatimi i tepërt ultravjollcë nga rrezet e diellit ose burime artificiale si shtretërit për solare dhe qendrimi i tepert ne diell gjate diteve te nxehta te veres .
“Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj kur dielli është i fortë është të qëndroni hije, me veshje dhe krem kundër diellit me mbrojtje të lartë gjithashtu.
Kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar.
Fakte të tjera të kancerit të lëkurës janë:
Rreth 20% njerëzve zhvillojnë kancer të lëkurës dikur në jetën e tyre.
Përafërsisht 9,500 njerëz diagnostikohen me kancer të lëkurës çdo ditë.
Të kalosh pesë ose më shumë djegie nga dielli në jetën tënde dyfishon mundësinë e zhvillimit të melanomës. Lajmi i mirë është se shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është 99% nëse kapet dhe trajtohet herët.
Personat e bardhë jo-hispanikë kanë një shkallë pothuajse 30 herë më të lartë të kancerit të lëkurës sesa personat e zinj johispanikë ose aziatikë / ishullorë të Paqësorit.
Kanceri i lëkurës tek njerëzit me lëkurë me ngjyrë shpesh diagnostikohet në fazat e mëvonshme kur është më e vështirë për t’u trajtuar. Rreth 25% e rasteve të melanomës tek afrikano-amerikanët diagnostikohen kur kanceri është përhapur në nyjet limfatike që ndodhen aty pranë.
Rregulli ABCDE mund të ndiqet për të vlerësuar shëndetin e një nishani. Nëse ka ndonjë nga këto pika, ia vlen të kontrolloheni:
Asimetrike – melanomat zakonisht nuk janë simetrike dhe kanë formë të çrregullt
Border=kufijte – melanomat zakonisht kanë një kufi të prerë ose të rreckosur
Colors=Ngjyra- melanomat zakonisht janë një përzierje e dy ose më shumë ngjyrave
Diametri – shumica e melanomave zakonisht janë më të mëdha se 6mm në diametër
Enlargement=Zmadhimi ose ngritja – një nishan që ndryshon madhësinë me kalimin e kohës ka më shumë gjasa të jetë melanoma.
Shumica e melanomave nuk ju japin simptoma si dhimbje ose kruajtje. shiko.news