“Kam ruajtur lopët”, Arjola tregon një moment të errët të jetës

Egzona zbuloi sekretin se vite më parë ka pastruar shtëpi me nënën e saj dhe arsyeja e kësaj ishin kushtet e vështira ekonomike.

Pasi kjo u transmetua në publik bëri që Egzona të përlotej sepse nuk e dinte se si ka reaguar nëna e saj, ndërsa Arjola mundohej ta ngushëllonte duke i thënë se çdo punë e ndershme nuk është turp ta bësh.

Gjithashtu, Arjola zbuloi se në moshën 10 vjeçare ka kullosur lopët në mes të qytetit. “Tre muajt e verës, kam rujt lopë mes qytetit, këto janë histori motivuese nuk duhet të ndjehesh keq kur i flet”, thotë Arjola.

Gjithashtu, Arjola tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri.

Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur. “Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë,

por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit. Patjetër, Arjola është tërhequr nga raporti me gruan, duke vazhduar jetën e saj normalisht.