Ka qarë me zë dhe me dënesë/ Fifi është ber keq pas largimit të Granitit nga shtëpia

Granit Cana nga Kosova është eliminuar dje nga Shtëpia e Big Brother. Kjo ka bërë që Fifi të mos përmbahet dhe të qajë me ngashërime.

Ata në fillim u duk se do të krijonin një histori dashurie mes vete, por më vonë mbetën vetëm shokë. Por historia e tyre ishte nga më të përfolurat e këtij sezoni.

Granitit iu zbulua edhe lidhja që kishte jashtë me një vajzë tjetër. Pas kësaj banorët provuan ta qetësojnë Fifin që nuk e ndalte të qarën.