Ka hyrë e ka dalë 5 herë nga shtëpia e BBV? Zbulohet veprimi që ka bërë Einxhel pa dijeninë e publikut dhe banorëve

Një ditë më parë, Einxhel zhvilloi një bisedë me banorët dhe zbuloi se ka dalë 5 herë nga shtëpia e Big Brother VIP dhe është futur sërish.

Katër herët e para janë hyrja e parë në shtëpi, prezantimi i spektaklit nga studio, kur doli me biletë kthyese dhe kur theu krahun.

Hera e pestë, sipas Kryefjala është një rast kur Einxhel shkoi të vizitohet por pa dijeninë e banorëve dhe publikut.

Që prej hyrjes në Big Brother VIP, Einxhel ka trazuar ujërat. Ndër të tjra u përfol për lidhjen me DJ Dagz që nisi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Më pas u përfshi në debate të ashpra me Donaldin, të cilin e akuzoi se nuk i ka dhënë rrogën kur kanë bashkëpunuar për një emision televiziv.