Aktori i humorit, Florian Binaj feston sot ditëlindjen. Flori mbush 37 vjeç.
Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në një tjetër detyrë, larg aktorimit siç jemi mësuar ta shohim prej vitesh. Prej gati një viti ai është në rolin e moderatorit në emisionin më të ri investigativ, “Piranjat”.
Jo vetëm si aktor, por Florjan Binaj ka qenë gjithmonë një ndër emrat publikë që ka ngritur zërin për problematika të ndryshme dhe kauza sociale, kjo e ka bërë mjaft të dashur për publikun që gjithmonë e duartroket.