Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj me aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman, megjithatë ajo rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe ditët e fundit.
Almeda ka vizituar këtë javë Shqipërinë së bashku me partnerin e saj, të dy kanë udhëtuar menjëherë drejt jugut, për të shijuar disa ditë pushime në brigjet e kaltra, Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë e vendit tonë, aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, që duket se i ka pëlqyer shumë.
Ky është një promovim i vërtetë për vendin tonë, duke qenë se Tolgahan ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është një aktor shumë i njohur në Turqi.
Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë, në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët, lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:
Më herët, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj, në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.
“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo, prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.