Aktori Julian Deda është renditur i dyti në finalen e Big Brother, duke ndarë podiumin me Egla Cenon, e cila u shpall edhe fituesja e edicionit të tretë.
Pas daljes nga shtëpia, Juli është shfaqur shumë pozitiv për të gjithë eksperiencën e tij, ndërsa ka falënderuar të gjithë mbështetësit.
“Komplimentet e mija sepse keni bërë BBV më të mirë të të gjitha kohrave. Keni bërë finalen më të bukur të të gjitha kohrave, ku vetëm për të cilën ia vlen të vish në Big Brother. Nuk di… kam qenë i habitur se si keni bërë 3-4 emisione brenda një spektakli të madh.
I jam mirënjohës familjes time për të gjitha ato shqetësime, mungesën time prej 4 muajsh e gjysmë. I jam mirënjohës pafund të gjithë 35 banorëve të BBV, na kanë dhënë dhe i kemi dhënë energji pafund, pozitive dhe negative, janë të gjitha bashkë kur jeton. I jam mirënjohës produksionit, i jam mirënjohës Orit dhe Arbrit që nuk e thanë një fjalë të mirë për mua gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Dhe u jam mirënjohës të gjitha zemrave të mija”, tha Juli.
Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio, menjëherë pas spektaklit, Juli ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në ekranin e ToP Channel.
“Deri të podi e kisha parashikuar, e kisha thënë dhe aty brenda për renditjen. Para disa javësh e futa veten time në një televotim me Eglën, dhe e meriton plotësisht fitoren. Jam shumë mirë, nuk kam asnjë lloj pishmani, kam eksperiencën më të mirë televizive deri tani. Për këtë duhet me pyet drejtuesit e Topit dhe mua bashkë, Top Channel për mua është dashuria e parë”, tha Juli.