“Ju lutem kthehuni”! Ky është mesazhi për të rinjtë e talentuar nga Greqia që janë larguar nga në kohën e krizës financiare.
Qeveria greke duke dashur të inkurajojë të rinjtë të kthehen në atdhe, ka hartuar një skemë subvencioni ku u ofron 500 të rinjve një pagë mujore prej 3,000 euro nëse kthehen në Greqi madje Ministria e Punës ka deklaruar se do të mbulojë 70% të kostos.
“Kjo është përpjekja e parë e shtetit grek për një rikthim gradual të të rinjve,” tha Konstantinos Agrapidas, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës që po mbikëqyr programin. Skema filloi në prillin e kaluar si një mënyrë për të frenuar ikjen e trurit.
“Ndërkohë që Greqia del nga kriza dhe tani po hyn në udhën e rindërtimit ekonomik dhe shoqëror, ajo po rimerr mjetet dhe fuqinë për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për kthimin e diasporës greke, i cili kërkoi punë dhe perspektivën e një jete më të mirë jashtë vendit gjatë krizës, ” tha Ministri Grek i Punës Yiannis Vroutsis, ndërsa prezantoi programin.
Rreth 500,000 qytetarë grekë u zhvendosën jashtë vendit gjatë krizës financiare, kur papunësia arriti në 28%. Megjithese shifrat e papunësisë janë përmirësuar që atëherë, sërish janë më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian.
Ikja e trurit të vendit është një rrezik i madh i ekonomisë greke. Deri në vitin 2050, popullsia e Greqisë pritet të zvogëlohet me 2.5 milion njerëz dhe një në tre banorë do të jetë mbi moshën 65 vjeç, kjo sipas një studimi të një instituti kërkimor dhe politikash.
Përgjigja e qeverisë ishte të ofrojë një bonus financiar prej 2,000 eurosh për çdo lindje.
Zina Maria Penteridou, një analiste e sistemeve të informacionit gjeografik, që aktualisht jeton në Londër prej gati katër vjetësh, ishte entuziazmuar kur mësoi për programin e ri. Ajo tha se nuk dëshironte të largohej nga Greqia por kur mbaroi studimet kriza ishte në kulmin e saj dhe prindërit e saj e shtynë të shkonte jashtë shtetit.
“Jam e vetëdijshme se kthimi në Greqi do të nënkuptojë një pagë më të ulët dhe standarde pune, por unë prapë do të dëshiroja të kthehesha, nëse do të kishte një mundësi të mirë. “
Përkundër nivelit shumë të lartë të papunësisë, shumë biznese në Greqi, aq me teper në sektorin e teknologjisë, thonë se perpiqen shume të gjejnë punonjës me aftësitë e duhura.
Guy Krief, një anëtar i bordit të Upstream tha se ai është duke luftuar për të joshur inxhinierët, pasi ata që janë të kualifikuar ishin ne lëvizje jashtë vendit sapo përfundonin studimet, dhe nuk kishin dëshirë të punonin në Greqi.