Incidente të njëpasnjëshme fatkeqësisht shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri. I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur iu ndodhi e papritura. Makinës iu ça goma, duke i lenë në korsinë e emergjencës. Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.
Por befas… një makinë policie është shfaqur, dhe shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i ka ofruar menjëherë ndihmë. Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit.
“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi për mediet kosovare.