Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është bërë nënë për herë të tretë. Ish deputetja ka sjell në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin e veçantë Dren.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Jorida nëpërmjet një postimi në Instagram ku dhe ka prezantuar të gjithë ndjekësit e saj me vogëlushin.
“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e tyre të vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes sonë”, ka shkruar Jorida.