Jennifer Lopez është 52 vjeçe dhe duket në formë të shkëlqyer fizike. Jo pa qëllim, shumë pyesin se cili është sekreti i saj. Këngëtarja po kalon një nga periudhat më të mira të jetës dhe kjo shihet edhe nga pamja e saj. Së fundmi ajo u fejua me të dashurin e saj, Ben Affleck.
Por si e ruan ajo gjendjen e saj fizike?
Siç e ka përmendur shumë herë, ajo ndjek një program intensiv ushtrimesh dhe një dietë të ekuilibruar. Trajneri i saj personal, David Kirsch, ka thënë në mënyrë karakteristike se ajo është “shumë e fokusuar dhe shumë e disiplinuar”.
“Jennifer nuk dorëzohet, ajo është e fortë. Ajo ka ton muskulor më të mirë se disa nga klientët e mi 25-vjeçar.”, tha Kirsch duke zbuluar se këngëtarja ka vite që nuk ka pirë kafeinë apo alkool. Për më tepër, ajo përdor vaj ulliri për rrudhat.
Më parë, ajo është shprehur se sekreti i antiplakjes, është se e lyen fytyrën me vaj ulliri. “Është një sekret që e përdor gjatë gjithë këtyre viteve sepse funksionon vërtet. Një nga gjërat që duhet të bëni që 15 vjeç, është përdorimi i kremrave kundër diellit çdo ditë.”, ka thënë ajo.