Është 53 vjec, por duket shumë më e re se mosha që ka. Jennifer Lopez ka ndarë së fundi me ndjekësit një nga sekretet e saj kryesore për t’u dukur kaq e re. Një nga gjërat kryesore që e bën, është të qëndrojë e hidratuar.
Kjo do të thotë se aktorja, e cila nuk pi alkool, konsumon të paktën tetë gota ujë në ditë.
Ajo gjithashtu mbështetet në pije sportive BodyArmour, për të cilën është bërë zëdhënëse.Artistja i mëshon idesë së “hidratimit” si celësi për pamjen e saj rinore, që e bën të duket sa gjysma e moshës që ka.
Pija që përdorte në setin e ri fotografik ishte me shije luleshtrydheje dhe kivi i cili ka 20 kalori. Nuk ka ëmbëlsues artificialë, nuk ka sheqer të shtuar, ka elektrolite të mbushura me kalium, antioksidantë dhe vitamina B dhe ujë kokosi.