”Je një zhgënjim total”/ Shqiptarët kritikojnë Arbana Osmanin: Ne t’u afruam dy herë dhe ti na ikje, mendjemadhe!
Ajo e ka risjellë këtë me një pjesë të filmit ku ka marrë pjesë së fundmi, të cilin e ka prezantuar në disa vende të botës.
Por në këtë postim Arbana është përballur me akuzat e ndjekësve të cilët e quajnë mendjemadhe.
“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”.
Por Arbana e ka mohuar menjëherë duke thënë se kanë qenë aty deri në fund. Më poshtë një tjetër ndjekëse bie dakort me komentuesen e parë.
“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dya herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe.
Zhgë njim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpreoj të kenë qenë thjesht çaste të gabuara në ditë të gabuara”, shkruan ndjekësja.