Këtë të dielë është trajtuar historia e Griseldës në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. e cila është bërë nënë në një moshë shumë të vogël, 15 vjeçare.
Griselda i ka bërë surprizë djalit të saj, Majkëll, i cili është fryt i një dashurie të dikurshme me një shtetas të huaj kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe, por është arsyeja e jetës së saj.
Ndërkohë Majkëlli sigurisht nuk e mban mend jetesën në Amerikën, atdheun e tij, por vetëm disa kujtime të ashpra që i kanë lënë ngjarje të pakëndshme në Shqipëri. Ndaj, Griselda në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan i kujton djalit të saj se origjina është e rëndëishme dhe pjesë e vetes kudo të jesh, ashtu siç janë dhe sfidat, në të cilat ajo nuk do ta lërë kurrë vetëm.
Griselda: Dëshiroj që ta mbash këtë mesazh kujtim gjithë jetën sepse sot ti je 16 vjeç dhe dëshiroj që mos të ndihesh i bullizuar, të mos ndihesh keq, ti je shqiptar, nënën e ke shqiptare, shtetësinë e ke shqiptare. Jo të gjithë shqiptarët mendojnë njësoj, në të gjithë botën do kesh bullizim, do ta kuptosh në të ardhmen dhe unë dëshiroj si nënë, që të më rrish pranë, siç më ke ndenjur gjithë këto vite, për dore me njëri-tjetrin.
Nuk dëshiroj të nxitohesh nga njerëzit e gabuar, nuk dëshiroj që të mërzitesh nga njerëzit e gabuar, dëshiroj që ti gjithmonë të jesh i lumtur siç kam bërë unë sakrificën për të qenë ti i lumtur. Shpresoj që kur të shkosh në Amerikë, ta kthesh kokën pas sepse ke gjyshërit, tezet, siç e the dhe vetë të kanë pikë të dobët, të duan shumë familja ime.
Kështu që unë dëshiroj që ti në fund të botës të shkosh, të uroj të mirën e gjithë botës si nënë dhe do më kesh pranë gjithmonë sepse s’të kam lënë asnjëherë, thjesht mesazhi im për ty Majkëll është që të ecësh me shkollën, mos të dorëzohesh kurrë nga shkollimi, nuk dua kurrë që shkollimin ta lësh pas nga mërzitja, njerëzit, bullizimi apo diçka të tillë. Dua sa herë të mendosh gjëra të këqija, të më shikosh mua dhe siç jam unë e mira jote, ti je më i miri prej të gjithëve për mua.