Stërgjyshja në përvjetorin e saj thotë se sekreti i një jete të gjatë është një kënaqësi e thjeshtë.
Ajo nuk merr ilace por pi shumë cajra dhe ashtu si edhe bimët që i bën caj ajo pëlqen shumë edhe frutat në cdo stinë. Vaktet e saj nuk janë kurrë të tejmbushura dhe ajo preferon të eci shumë sa herë ka mundësi pavarësisht se tani muskujt nuk i binden. Mjekët nuk e preferojnë si paciente, tregon duke qeshur sepse nuk i dëgjon për ilace dhe e gjen zgjidhjen tek natyra.
Njëqindvjeçarja ka katër fëmijë, shtatë nipër e mbesa dhe tetë stërnipër. Ajo tregon se ka jetuar e lumtur por hallet nuk i kishte të pakta.
Martesa e saj e parë nuk ishtë e kënaqshme e nuk funksionoi sic duhej dhe pastaj në martesën e dytë ajo ia doli të kishtë një familje të bukur dhe u gëzua me 4 fëmijë. Tashmë ajo ka 7 nipër e mbesae madje është bërë edhe stërgjyshe plot 8 herë.
Gruaja e moshuar e kalon kohën në shtëpinë e përkujdesjes dhe konsiderohet si një zonjë shumë e dashur për të gjithë banorët aty. Kordinatorja e qendrës thotë pë të se ajo është “një grua me shumë talent, e cila pëlqen të thur, të lexojë, të qepë me makin qepëse, të bëjë shëtitje të gjata në natyrë dhe të kërcejë gjatë natës. Ushqehete me perime te ziera dhe konsumon shume supra me peshk”.
Stafi e ka mirëpritur festën e ditëlindjes së saj dhe familja i falenderon pasi ia bën atë ditë tepër të vëcantë.
Jo cdo kush mund të festojë 101 vjetorin apo jo? SHIKO.NEWS