Ja sekreti për një tualet të pastër
Tualeti nuk është thjesht hapësira më e madhe intime në shtëpi, por është më e ndjeshme ndaj mikroorganizmave jo të shëndoshë. Produktet e pastrimit të tualetit kanë kimikate të ashpra, nitrilotriacetat trinatri, një kancerogjen i fuqishëm, si dhe hidroksid natriumi, të cilat janë të rrezikshme dhe irritojnë sytë, lëkurën dhe traktin. Erërat toksike që lëshojnë në ajër mund të helmojnë anëtarët e familjes. Ne ju paraqesim një alternativë më të sigurt, produktin natyral të pastrimit të shtëpisë.
½ filxhan sodë buke
½ filxhan acid citrik
½ filxhan miell misri
25 pika vaj esenciale (portokalli ose livando)
Qese zip (me zixhir)
Shishe me spruco të mbushur me ujë
Forma keku të vogla
Udhëzime:
Vendosni acid citrik, sodë buke, dhe miell misri në një qese zip lock, tundini mirë. Spruconi përzierjen 2-3 herë me pak ujë, mbylleni qesen dhe përsëriteni 5-7 herë deri sa të marr formë si brumë byrek. Shto vajra esenciale dhe tundeni edhe një herë. Hiqni përzierjen nga qesja dhe hidhini në format e kekut tuaj. Lëreni në një vend të ftohtë dhe të thatë për 2-3 ditë. Pastaj hiqni ato nga format e tyre dhe lërini të thahen edhe për 2-3 ditë. Ruani tabletat në enë hermetike. Hidhni një në tualetin tuaj dhe lini të shkrihet. Pas kësaj, vetëm të hidhni ujin edhe mbaron!
Burimi: Healthylivingteam
©gatuajshendetshem/a.c./