Duke filluar nga sot vendi ynë gradualisht do të jetë në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke.
Kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës. Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/33°C
Zona e ulët 15/36°C
Zona bregdetare 19/34°C
Kosova, e Mërkurë data 17 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -33°C .
E Enjte data 18 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 15 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/33°C
Zona e ulët 15/37°C
Zona bregdetare 19/34°C