Lakra e kuqe është një produkt i cili ka një efekt të madh përsa i përket pastrimit të organizmit.
Kjo është një perime me shumë vlerë sidomos për personat të cilët janë me dietë, përdorimi i lakrës së kuqe i ndihmon për tu pastruar nga toksina.
Gjethet e saj të kuqe përmbajnë acid folik, vitamina, fribra dhe kripëra minerale të cilat janë shumë të vlefshëm për të pastruar mëlçinë dhe gjakun.
Lakra e kuqe ka një shije karakteristike pak të hidhur e cila ka një veprim pozitiv në funksionin e pankreasit dhe stimulon sekretimin biliar që aktivizon metabolizmin, ul gliceminë dhe rrit sistemin imunitar, sistemin nervor.
Gjithashtu lëngu i saj ekuilibron aparatin tretës prandaj me gjethet e saj mund të përgatisim pije të ndryshme të cilat kanë efekte pozitive në organizmin tonë.