Fjetja me ventilator ndezur mund të ndihmojë në uljen e nxehtësisë në dhomë, por ka disa rreziqe shëndetësore që duhen mbajtur parasysh nëse kjo metodë përdoret gjatë ditëve të nxehta.
Ekspertët këshillojnë fillimisht t’i mbani të mbyllura perdet e dhomës së gjumit gjatë ditës për të ndihmuar në uljen e nxehtësisë vonë në mbrëmje kur flini.
Specialisti i fushë së gjumit dhe CEO në një firmë kryesore zbulon disa nga rreziqet shëndetësore të gjumit me një ventilator gjatë gjithë natës.
A është i rrezikshëm gjumi me ventilator ndezur? Ja 4 rreziqe shëndetësore kur flini me ventilator ndezur gjatë gjithë natës:
Dhimbje qafe ose muskujsh – kjo ndodh pasi ajri i ftohtë i përqendruar mund t’i bëjë muskujt tuaj të tensionuar dhe t`i keni të mpirë, duke ju shkaktuar edhe më shumë dhimbje.
Shkaktar i alergenteve dhe astmës – një problem më pak i njohur është se ai ventilatori vë në lëvizje të gjitha marimangat e pluhurit, sporet, polenin dhe alergentët e tjerë ( simptomat janë teshtitje të tepërt, lotim të syve, rrufë, kruarje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje).
Bllokimi nga dehidratimi – Përvec freskimit si efekt, ventilatori gjithashtu mund të thajë ajrin në dhomë, e me kalimin e kohës do t’ju thajë hundën dhe fytin. Rrjedhimisht trupi kërkon të prodhojë më shumë mukozë që të hidratohet ( efekte anësore të dehidrimit janë: dhimbje koke, hundë të bllokuar dhe dhimbje koke si sinozit).
Sy të thatë dhe të acaruar – ajri i thatë i ventilatorit gjithashtu mund të shkaktojë tharje të syve, gjë që mund të çojë në acarim, e aq më tepër problematike shfaqet edhe tek ata që mbajnë lente tek sytë. shiko.news