Çdo vit, miliona njerëz kërkojnë një regjim të ri ushtrimesh, në mënyrë që të bien shpejt nga pesha e te hollojnë belin.
Por, a e keni menduar që sekreti i djegies së yndyrës në mënyrë efektive nuk është thjesht ushtrimi, por edhe koha kur zgjedhim të stërvitemi?
Ritmet cirkadiane luajnë një rol të rëndësishëm në performancën efikase të atletëve
Kështu, hulumtimet sugjerojnë se atletët kanë tendencë të performojnë më mirë në orët e vona të pasdites dhe orët e para në mbrëmje.
Specialistet e sportit thone se Përderisa muskujt tanë janë më të fuqishëm dhe fleksibël gjatë ditës, hulumtimet e reja tregojnë se ne mund të djegim dhjamin në mënyrë më efikase kur ushtrohemi në mëngjes.
Megjithatë, nëse ushtrohemi në mbrëmje, kjo shkakton një rritje të glukokortikoideve, duke nxitur trupin të prodhojë qeliza të reja yndyrore për të zëvendësuar disa nga ato që sapo keni djegur.
Profesor Zierath thekson se ndërsa stërvitja në mëngjes ose gjatë ditës mund të ketë rezultatet më optimale, në varësi të qëllimit të vendosur, stërvitja në çdo kohë është më e mirë se aspak.