Ja kush është shkaku kryesor i kancerit!

Shkaku kryesor i kancerit është zbuluar që në vitin 1931, por askush nuk flet për këtë

Shumë pak njerëz në të gjithë botën e dinë përse ky fakt është fshehur nga industria farmaceutike dhe industria e ushqimit. Në vitin 1931 shkencëtari gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin Nobel për zbulimin e shkaktarit kryesor të kancerit. Otto ka zbuluar që kanceri është rezultat i një fuqie antifiziologjike dhe një stili jete antifizilogjik.

Pse? Kjo ka të bëjë me një mënyrë ushqimi antifiziologjik (dietë e bazuar në ushqime acide dhe jetë joaktive). Në këto kushte trupi krijon një ambient acid (në rastin e jetës pasive për shkak të mos oksigjenimit të qelizave).

Aciditeti i qelizave është shkaku kryesor i përjashtimit të oksigjenit, nga ana tjetër, mungesa e oksigjenit në qeliza krijon ambient acid. Doktor Otto ka thënë që: “Mungesa e oksigjenit dhe aciditeti janë 2 anë të së njëjtës medalje”. Pra nëse një person ka njërën, ka edhe tjetrën.

Domethënë, nëse një person ka aciditet me tepri ai automatikisht do ketë mungesë oksigjeni në organizmin e tij. Në qoftë se mungon oksigjeni atëherë do keni aciditet në trupin tuaj.

Doktor Otto ka thënë: “Substancat acide shtyjnë oksigjenin, në ndryshim nga substancat alkaline (bazike) që tërheqin oksigjen”. Kështu që një ambient acid është një ambient pa oksigjen. Doktor Otto ka shkruar: “Duke i hequr një qelize 35% të oksigjenit të saj, brenda 48 orëve është e mundur të kthehet në qelizë kancerogjene”.

Të gjitha qelizat normale kanë nevojë për oksigjen kurse qelizat kancerogjene jetojnë edhe pa oksigjen (nga ky rregull nuk ka asnjë përjashtim). Qelizat tumorale janë acide ndërkohë që qelizat normale janë bazike. Në librin e tij metabolizmi i tumoreve Otto ka treguar që të gjithë format e kancerit janë të karakterizuara nga 2 kushte kryesore: aciditeti i gjakut dhe mungesa e oksigjenit.

Ka zbuluar që qelizat tumorale janë anaerobe (që jetojnë pa oksigjen) dhe nuk mund të mbijetojnë në nivele shumë të larta oksigjeni. Qelizat tumorale mund të mbijetojnë vetëm me glukozë dhe në një ambient pa oksigjen. Më kryesorja është që kanceri s’është gjë tjetër veçse një mekanizëm mbrojtës që qelizat e trupit kanë për të mbijetuar në një ambient acid dhe pa oksigjen.

SI PËRMBLEDHJE:

Qelizat e shëndetshme jetojnë në një ambient të oksigjenuar bazik që iu lejon atyre funksionimin normal. Qelizat tumorale jetojnë në një ambient acid dhe me sasi të ulëta oksigjeni.

ME RËNDËSI:

Pasi ka mbaruar procesi i tretjes, ushqimet, në varësi të sasisë dhe cilësisë së proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve furnizojnë dhe shpërndajnë një gjendje ose aciditeti ose bazike në trup. Rezultati acid ose bazik matet nga shkalla e quajtur PH, vlerat e të cilës janë nga 0-14. Vlera 7 i korrespondon PH neutral. Është shumë e rëndësishme të dihet se si ushqimet acide ose bazike ndikojnë në shëndetin tonë pasi qelizat, që të funksionojnë si duhet, duhet të kenë PH bazik (pra pak lart 7). Në një person të shëndetshëm PH i gjakut është midis vlerave 7.4-7.45.

Në qoftë se PH i gjakut në një person është më pak se 7, ai shkon në koma.

USHQIMET QË ACIDIFIKOJNË TRUPIN

1. Sheqeri dhe gjithë nënproduktet e tij, është më i keqi nga të gjithë. Nuk ka proteinë, nuk ka yndyrna, nuk ka vitamina dhe minerale, vetëm karbohidrate të rafinuara që e shkatërrojnë pankreasin. PH i sheqerit është 2.1, pra shumë acid.

2. Mishi, të gjitha llojet.

3. Produktet me origjinë shtazore si qumështi, djathi, gjiza, kosi etj.

4. Kripa e rafinuar

5. Mielli i rafinuar dhe të gjithë derivatet e tij si makaronat, ëmbëlsirat, biskotat.

6. Buka sepse pjesa më e madhe e tyre përmban yndyrna të ngopura, margarinë, kripë, sheqer dhe konsevante

7. Gjalpi

8. Kafja, çaji i zi dhe çokollata

9. Alkooli

10. Cigarja

11. Antibiotikët dhe ilaçet në përgjithësi

12. Çdo lloj ushqimi i pjekur sepse pjekja eliminon oksigjenin duke shtuar aciditetin e ushqimeve

13. Të gjitha ushqimet e konservuara në kuti që përmbajnë konservantë, ngjyrues, aroma dhe stabilizues

Gjaku “vetërregullohet” vazhdimisht që të mos bjerë në acidozë metabolike, për të garantuar funksionimin e mirë dhe të rregullojë metabolizmin e qelizave. Trupi duhet të marre ushqime me bazë minerale për të neutralizuar aciditetin e gjakut, por të gjithë ushqimet e lartpërmendura, aq më tepër ato të përpunuara, acidifikojnë gjakun.

Duhet të kemi parasysh që me stilin modern të jetesës këto ushqime konsumohen të paktën 3 herë në ditë, 365 ditë të vitit dhe të gjithë këto ushqime janë antifiziologjikë.

USHQIMET BAZIKE

1. Të gjitha perimet e pabëra.Disa janë acide kur i konsumon, por në brendësi të trupit ndodh një reaksion që i kthen në bazike, disa të tjera janë pak acide, por gjithsesi formojnë nevojat e duhura për ekuilibrin e duhur. Perimet e pabëra prodhojnë oksigjen, ato të pjekura jo.

2. Frutat, e njëjta gjë. Për shembull limoni e ka PH rreth 2.2 gjithsesi në brendësi të organizmit ka efekt shumë bazik, ndoshta është më i fuqishmi nga të gjithë. Frutat prodhojnë shumë oksigjen.

3. Disa fruta të thata si bajamet janë shumë alkaline, drithërat integrale. Të gjithë drithërat duhet të konsumohen të bëra.

4. Mjalti është shumë alkalin.

5. Klorofili që prodhohet nga bimët është shumë alkalin sidomos aloe vera.

6. Uji është shumë i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit. Dehidrimi kronik është thelbi i pjesës më të madhe të të gjitha sëmundjeve shkatërruese.

7. Aktiviteti fizikoksigjenon gjithë trupin.

Ideale është të kemi një mënyrë ushqyerje ku 60% e tyre të jenë bazike dhe 40% të jenë acide, të evitohen produktet shumë acide si pijet me gaz, apo pa gaz, sheqeri i rafinuar dhe ngjyruesit.

Të mos abuzohet me kripën dhe të evitohet sa të jetë e mundur.

Për ata që janë tashmë të sëmurë idealja është 80% e ushqimit të jetë bazike duke eliminuar sa të jetë e mundur produktet acide.

Doktor George W. Crile një nga kirurgët më të respektuar në botë deklaron: “Të gjitha vdekjet të quajtura natyrale s’janë gjë tjetër veçse pika kulminante e ngopjes së trupit me acid”. Sikurse e thamë edhe më lart, është pothuajse e pamundur që kanceri të shfaqet te një person i cili pastron trupin nga acidet, me një dietë alkaline që shton konsumin e ujit të pastër dhe eviton ushqimet që prodhojnë acide. Në përgjithësi kanceri nuk ngjitet dhe nuk trashëgohet. Ajo që trashëgohet janë zakonet e ushqyerjes, ambienti dhe stili i jetës. Këto prodhojnë tumoret.

Menken ka shkruar që: “Lufta e jetës është kundër mbajtjes së acidit në trup”.

Plakja, mungesa e energjisë, stresi, dhimbja e kokës, sëmundjet kardiake, alergjia, ekzema, urtikaria, astma, gurët e veshkave, arterioskleroza, ndër të tjera nuk janë gjë tjetër veçse grumbullime të acidit.

Doktor Theodore A. Baroody ka shkruar në librin e tij: “Alkalizohuni ose vdisni”.

Në të vërtetë nuk kanë rëndësi emrat e sëmundjeve pafund, ajo që ka rëndësi është që të gjitha vijnë nga vetëm një shkak kryesor, shumë substanca acide në trup.

Doktor Robert Young ka thënë: “Sasia e tepërt e aciditetit në organizëm është shkaku i të gjitha sëmundjeve shkatërruese. Në qoftë se ndodh një turbullim i ekuilibrit në organizëm fillon të prodhohet dhe magazinohet më shumë acid dhe mbetje toksike me shumicë, atëherë shfaqen sëmundjet”.

PO KIMIOTERAPIA?

Kimioterapia e acidifikon trupin deri në atë pikë saqë boshatisen të gjitha rezervat alkaline (bazike) të organizmit që të neutalizohet aciditeti duke sakrifikuar bazat minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi të depozituara në kocka, në dhëmbë, në artikulacione, në flokë dhe në thonj.

Për këtë arsye i shohim këto ndryshime në personat që bëjnë këtë trajtim, ndër të tjera, e para që vëmë re është rënia e flokëve.

Për trupin nuk do të thotë asgjë të humbësh flokët, por një PH acid do të thotë vdekje.

Asgjë nga këto nuk është e përshkruar ose e treguar sepse sipas të gjithë treguesve industria që shëron tumoret dhe kimioterapia janë disa nga aktivitetet më fitimprurëse që ekzistojnë. Flitet për një xhiro disamilionëshe dhe sigurisht që pronarët e këtyre industrive nuk duan që e gjithë kjo të publikohet. Çdo gjë tregon që industria farmaceutike dhe industria e ushqimit janë një bashkësi e vetme. Ato ndihmojnë njëra-tjetrën në përfitime.

Sa më shumë njerëzit sëmuren, aq më shumë rritet fitimi i industrisë farmaceutike nga ana tjetër, që të kemi shumë persona të sëmurë duhet shumë ushqim i dëmshëm. Të gjithë këtë e prodhon industria e ushqimit.

Sa nga ne kanë dëgjuar të thuhet që dikush është i sëmurë me tumor dhe se kjo mund t’i ndodhë çdo njeriu?!

Jo, nuk është e vërtetë! Ty nuk do të të ndodhë, nëse e bën ushqimin, ilaçin tënd. Mëso të ushqehesh, ose përgatitu të vdesësh!/Përshtati për dritare.net Dr. Ermelinda Kumi dhe Dr. Zamirjana Dibra