Një familje shqiptare u përfshi në një aksident ditën e djeshme në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 3 nga familjarët humben jeten, ndërsa ka shpëtuar, djali i tyre 17 vjeçar.
Ato janë burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
Media greke Lamiareport.gr shkruan se makina tip “BMW”, me të cilën udhëtonin shqiptarët është përplasur me një kamion karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme në rrugën Xyniada-Koromilia, në Fthiotidë.