Ja kur vijne 3 ditet e nxehta. Lajda Porja paralajmeron surprizat e papritura te motit kete jave

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëron gjithë ata që sapo kanë filluar pushimet që të mos frikësohen pasi do të ketë përmirësim të motit nga sot deri të premten, dhe se vranësira do të jenë të lehta dhe kalimtare gjatë pasdites, kryesisht në zonat malore.

Porja deklaroi se në qarkun e Korçës, vranësirat do të jenë të pranishme, por nuk do ketë reshje.

Sipas saj, sot pasdite do ketë reshje të pakta veri-verilindja dhe një pjesë e qarkut Shkodër.

Porja shtoi se kemi kaluar fundjavë relativisht të freskët, ku mëngjeset kanë qenë me temperatura 8-9 gradë, por se nga nesër ndryshim situatës termike.

“Nesër pasdite do të ketë depërtim të masave ajrore nga Afrika, nga e mërkura deri të premten, temperatura të larta deri 38 gradë, në qytete si Elbasani, Berati, Fieri dhe Lushnja.

Bregdeti nga 31deri 35 gradë në Sarandë, nga e mërkura deri të premte ku do të kemi tre ditë të nxehta, megjithatë do jetë një valë e të nxehtit shumë afatshkurtër, do të ketë rënie temperaturash dhe reshje, kryesisht veriu dhe qendra, fundjava do jetë më e freskët. Era do jetë prezentë nga nesër, çka mund të sjell det të trazuar në brigjet e Shëngjinit dhe Vlorë.”, u shpreh ajo.

Lidhur me ndikimin që e reshjeve të ditëve të fundit nëse ka pasur përmirësim të situatës hidrike në vend, Porja tha se kanë qenë të pa konsiderueshme krahasuar me situatën në kaskada, marrë parasysh periudhën afatgjatë të thatësirës.

“Më pak kanë patur kaskadat në zonën e Kukësit, edhe reshjet që presim të bien janë në sasi të papërfillshme, nuk kemi përmirësim të situatës hidrike.

Le të shpresojmë të paktën në muajt e vjeshtës, pas gushtit, duke qenë se kemi pasur temperatura të larta, të kemi reshje në vjeshtë.”. u shpreh Lajda Porja.