Italia, Spanja, Gjermania, Austri, Danimarka, Norvegjia, Polonia, Republika Çeke, Luksemburgu dhe Islanda, janë vala e parë e vendeve që lehtësojnë kufizimet e tyre më të rënda, duke lejuar kthime të pjesshme në punë dhe shpalljen e masave të tjera për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomive të tyre.
Kryeministri danez Mette Frederiksen: ‘Nëse vendi hapet shumë shpejt, rrezikojmë që infeksionet të rriten shumë ashpër dhe atëherë do të na duhet të mbyllemi përsëri.’
Sa i përket udhëtimeve, Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë: ‘Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin para se të planifikojnë pushimet e tyre,’- i tha Von der Leyen, gazetës gjermane Bild am Sonntag.
‘Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për periudhën korrik dhe gusht.’ Nevoja për kujdes dhe planet e hapjes së vendit, hap pas hapi, janë ato që vende të ndryshme kanë të përbashkët.
Por qeveritë nuk mund të bien dakord se cilat grupe moshe ose industri duhet të kthehen së pari, cilat më pas dhe kur. Ndërsa vendet zbulojnë planet e tyre të ‘fazës së dytë’, nuk janë ngjashmëritë në qasjet e tyre që mbizotërojnë, por dallimet. ‘Ndërsa Italia hap libraritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë, dyqanet spanjolle do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 prill,’- raporton The Wire.
‘Ndërsa puntorët e fabrikave në Spanjë u rikthyen në punë të hënën, fabrikat e Italisë, janë ende të mbyllura. Është e detyrueshme të vihen maskat në ambjentet jashtë shtëpisë në Republikën Çeke, por jo në Danimarkë.’E njëjta gjë mund të thuhet për industrinë e turizmit.