Ja kur kthehet “jeta normale perseri”? Shkencëtari Britanik jep një përgjigje

Kudo ne mbare boten hidhen dyshime per rikthim te jetes normale per te gjithe, mirepo ska ende nje pergjigje zyrtare.

Profesor Robin Shattock, një shkencëtar i cili po udhëheq një nga betejat britanike për vaksinën kundër COVID, ka paralajmëruar se “gjërat në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kthehen në normalitet”, të paktën deri në verën e 2021, duke e shtuar edhe me shume kohen e pritjes.

Megjithate profesori me jetesë normale nënkupton jetën pa masa kufizuese, bllokim, distancë dhe maska.
Duke patur parasysh se Shattock eshte nje nder ata qe po punon për trajtimin në Imperial College të Londrës, ka hedhur shpresë se bota do të fillojë përdorimin e vaksinës në fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë pres që popullatat e prekshme të va ksinohen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe, nëse kemi një verë si kjo – me infeksione të reja në rënie – do të jetë një kohë kur jeta ngadalë do të fillojë të kthehet në normalitet”, tha ai për The Independent. Profesori shpjegoi “hapat e parë” për të dalë nga pa ndemia, e cila varet nga va ksinimi i grupeve të rre zikut në popullatë, përfshirë stafet shëndetësore dhe të moshuarit.