Nëse dëshironi të gatuani një supë super të shijshme dhe perfekte, mësoni sekretin që e bën atë të tillë. Ja se çfarë duhet të dini…Përdorni ujë të ftohtë
Në mungesë të kohës ose varësisht mënyrës se si e keni gatuar supën gjithmonë, mund të keni përdorur ujë ose lëng të nxehtë. Kjo në mënyrë që ajo të ziejë më shpejt dhe ta keni atë gati në pak minuta. Por, në fakt keni vepruar gabim, sepse e mira është që të përdorni ujë të ftohtë dhe më pas ta vendosni të ziejë.
Shtoni kripë dhe erëza sipas udhëzimeve të recetës
Asgjë nuk është më e rëndësishme se përdorimi i erëzave dhe kripës në masën e duhur. Mund të përdorni recetat si udhëzues ose t’i përdorni ato duke i provuar në mënyrë që të mos e teproni.
Përdorni ujë në vend të lëngut të pulës/perimeve
Mendoni se nuk mund të bëni një supë të shijshme vetëm sepse nuk keni lëng pule apo perimesh? Në fakt jo. Përdorni vetëm ujë, sepse është shumë herë më i mirë se lëngu i perimeve. Për më tepër, për shije më të mirë mund të shtoni pak djathë dhe me siguri që nuk do të përdorni lëng pule/perimesh pas kësaj.
Mos i gatuani perimet perimet më shumë seç duhet
Për shembull, nëse po gatuani një supë me fasule të bardha, së pari skuqni qepën, hudhrën, selinonë dhe më pas hidhni në të fasulet dhe ujin. Shtoni karotat 30 minuta para se t’i largoni nga zjarri. Në këtë mënyrë karotat do të jenë të gatuara, por jo të ziera shumë. Këtë metodë ndiqni edhe për perimet e tjera. Shtojini ato në bazë të kohës së nevojshme që duan për t’i gatuar.
Mos i shtoni domatet në fillim
Aciditeti i domateve i mban perimet thuajse të pagatuara. Domatet shtojini vetëm 20 minuta pasi do të largoni supën nga zjarri, kur të gjithë përbërësit e tjerë të jenë gatuar plotësisht.
Përdorni erëza, uthull apo lëng limoni për shije
Kombinimi i supës me erëza, pak uthull apo lëng limoni të freskët i jep asaj një shije dhe aromë të mrekullueshme. Në minutën e fundit mund të shtoni fara kungulli të pjekura apo salcë pesto.
Shendetshem