Ditën e djeshmë në ’Përputhen’ u transmetua takimi i Sindit dhe Muratit, një takim që u komentua shumë në studio, për shkak të afeksionit dhe qetësisë, që çifti arriti të përcjellë gjatë takimit.
Një tjetër skandal u zbulua? Ja kush e nxorri që Sindi dhe Murati njiheshin para se të shkonin në emision – Prishtina Times
Sindi, gjatë komenteve në studio, nuk ngurroi ta pohonte faktin se e shikon Muratin si partnerin e saj të ardhshëm, teksa u shpreh:
“Po e shoh si partnerin tim të ardhshëm, me aq sa e njoh deri tani. Më pëlqen shumë qetësia që më jep Murati në takim. Unë mërzitem shumë në takime dhe nga veprimet dhe detajet e vogla dhe pse nuk e jap veten, por Murati më jep shumë qetësi.”
Ndërkohë, Murati u pyet, nëse familja e tij e kishte parë takimin dhe se çfarë mendonin ato për Sindin. Murati u përgjigj: Po thanë që je e ëmbël, po pak e vogël kështu, si fizik.