Duke filluar nga data 20 Nëntor e vetmja pikë kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë që është hapur është Kakavia. Të gjitha udhëtimet do bëhen nga kjo pikë. Udhëtimet e Top Lines nga Athina në Shqipëri bëhen çdo ditë në orën 8.00 dhe nga Tirana për në Greqi në orën 2.30 të mëngjesit. Gjithashtu dhe dërgesa e porosive bëhet normalisht.
Nga Greqia në Shqipëri
Lejohen të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni me vete këto dokumenta
PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi
Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga qyteti juaj i banimit deri në Kakavi. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni per arsye familjare.
Në Shqipëri nuk ka karantinë. Gjithashtu në hyrje për në Shqipëri nuk bëhet test.
Nga Shqipëria në Greqi
Ne Greqi lejohen të hyjnë qytetarë grek, qytetar shqiptarë që kanë leje qëndrimi dhe vënbanim të përhershëm Greqinë, si dhe punëtor sezonal. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni këto dokumenta
Test RT-PCR i bërë deri në 72 ore perpara udhëtimit. Testi duhet të jetë nga laborator të çertifikuar nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. Testi duhet të jetë në anglisht.
PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi.
Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga Kakavia per ne qytetin ku banoni. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni për në vëndbanimin tuaj të përherëshëm. Per punetoret sezonal kete vertetim do ja u nxjerrin punedhenesit tuaj.
Vertetim E1 ku vertetohet vendbanimi i perhereshem (për ato qe kanë vendbanim te përherëshëm Greqinë.)
Të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë nga Kakavia do bëjnë rapit test në tokën Greke. Gjithashtu kush hyn në Greqi nga Shqipëria do duhet të qëndroj 7 dit në karantinë në shtëpinë e tij.
Për çdo informacione mund te telefononi në zyrat tona në telefonat
Athinë 2105203350, 2105203351