Tashme ne Itali pamjet e dhimbshme me pacientët e sëmure, apo mjekët që vraponin gjithmone të shpëtonin të sëmurët, tashme duket te harruara.
Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del mbanë shume mire.
Ditën e sotme mediat italiane kanë shkruar se spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji duekt bosh, korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse fare e qetë.
Pas më shumë se dy muajsh aty nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni ne korridore apo edhe turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur jashtë, nuk duken me .
Ky lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen pas videos emocionuese të mjekëve në Milano të cilët treguan gjithe emocion se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.
Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit kudo ne Itali.
Por te mos harrojme që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së.
Burimi: LaRepubblica