Itali/ Tamponi, vaks ina dhe maska: rregullat e fundit për udhëtimet me avion

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA) kanë azhurnuar rekomandimet e tyre të udhëtimit ajror. Asnjë test dhe karantinë për udhëtarët evropianë që janë vaksinuar plotësisht ose që kanë kaluar Covid në gjashtë muajt e fundit, por një distance ​​prej të paktën një metër dhe maska ​​në të gjitha fazat e transferimit transmeton shqiptari.net

Indikacionet e reja ndjekin provat më të fundit shkencore dhe rekomandimet e miratuara nga Këshilli i BE-së. Rregulli i përgjithshëm i provës dhe përjashtimit të karantinës zbatohet nëse nuk vini nga një zonë me rrezik shumë të lartë me variante. Me verën pothuajse mbi ne, ambasadorët e 27 kanë azhurnuar dhe zgjeruar listën e vendeve dhe territoreve udhëtarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Bashkim edhe për udhëtime jo-thelbësore.

Vendet në të cilat Evropa hap dyert e saj – Për shkak të pandemisë, Bashkimi Evropian mbylli kufijtë e tij të jashtëm në Mars të vitit të kaluar për udhëtime jo-thelbësore dhe vitin e kaluar kishte krijuar një listë të shkurtër, të azhurnuar rregullisht, nga vendet e treta qe udhëtonin në Evropë.

Por tani ka ardhur koha që kufizimet të hiqen. Jo vetëm për SHBA por edhe për Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Tajvanin, territorin e Hong Kongut, Makao. Këto origjina i shtohen listës së mëparshme e cila tashmë përfshinte Japoninë, Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Kriteret e vendosura nga 27 për të azhurnuar listën janë bazuar në situatën epidemiologjike të vendit dhe progresin e fushatës së vaksinimit. Por gjithashtu mbi numrin e testeve të kryera si dhe mbi besueshmërinë e të dhënave.