Kosovë- E trishtë. Mjeku ndërron jetë ndërsa ishte me shërbim.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Pejës, ku mjeku specialit Reshat Emra ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Lajmin për vdekjen e mjekut e ka dhënë spitali i Pejës.
Mes të tjerash në dedikimin e spitalit citohet:
Të tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr. Reshat Emra.
Vdekja nga infarkti Dr. Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë uikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i mjekëve që sakrifikojnë shumëçka për t’i shërbyer pacientëve.
Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.