Ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye kanë arritur të shpëtojnë një grua 176 orë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, i cili u përshkrua si “katastrofa e shekullit”.
Serap Dönmez, e cila ishte nën rrënojat në rrethin qendror Antakya të Hatay u zbulua se ishte e gjallë dhe në luftë për frymën e fundit të jetës, mirëpo si rezultat i studimeve ajo u nxor nga gërmadhat.
Ekipet që po marrin pjesë në punën e shpëtimit derdhën lot gëzimi.
Nga ana tjetër, u pa se një person që ndodhej pranë rrënojave nuk i mbante dot lotët duke e quajtur “nënë” pasi u hoq Dönmez.
Dönmez u shpëtua dhe u dërgua në spital.
Pas tërmeteve që prekën 10 provinca në rajonet e Mesdheut Juglindor dhe Anadollit Lindor, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Hatay.
Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiyen jugore rritet në 31.643 deri tani, thotë Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD.
Dhjetëra mijëra të tjerë kanë marrë lëndime si pasojë e tërmetit.