Greqi- Një ngjarje e paimagjinueshme është regjistruar në orët e para të së shtunës (17/12) në Kretë me një 30-vjeçare duke dhënë frymën e fundit teksa hante me miqtë e saj në Rrthymno.
Sipas informacioneve të etriki , gjithçka ka ndodhur pak pas një të mëngjesit të së shtunës kur 30-vjeçarja po hante e pinte me shoqërinë e saj kur papritur kishte vështirësi në frymëmarrje.
Ndonëse gruaja u dërgua me ambulancën e EKAV në urgjencën e spitalit të Rethymnos, aty për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë pasi ajo kishte dhënë frymën e fundit.
Vlerësimet tregojnë se gruaja fatkeqe ka marrë frymën e fundit, ndoshta nga një atak në zemër , për shkak të një pengimi të rrugëve të frymëmarrjes.
Po ashtu mendohet se i ka ngecur një sasi ushqimi në fyt, si pasojë i janëbllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Lajmi për vdekjen e 30-vjeçares ka tronditur komunitetin lokal, familjarët dhe miqtë që ishin me të pasi gjithçka ndodhi në pak sekonda. Shkaku akoma nuk dihet