SARANDË- Kjo është Etleva Bejko, 50-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Dosja mëson se viktima, ishte duke drejtuar makinën e saj tip ‘Huyndai’, i cili doli nga rruga dhe ra në humnerë. Më pas mjeti është rrokullisur disa herë, duke shkaktuar vdekjen e 50-vjeçares. Biznesmenia nga Saranda banonte në Greqi, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve. Ajo ishte nisur për të takuar familjarët e saj, mirëpo udhëtimi rezultoi tragjik.
Mësohet se para aksidentit tragjik, 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në rrjetet sociale. VIDEO më poshtë:
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.