Pas një sëmundje ka ndërruar jetë në moshë të re Dren Ukshini nga Gjilani shkruan 06 Press. Lajmi është bërë i ditur familjarët e tij përmes rrjetit social facebook.
Dreni qe e disa muaj ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë për të cilen ishte duke marr trajtim në një nga Spitalet e Turqisë, por që nuk arriti ta mposhtë.
Siç mëson 06 Press Dreni ishte djali i vetëm i familjes.
Ja njoftimi nga familjarët e tij: |Pusho i qetë o vllau im inshallah zoti të dergon ne lula te xhehnetit. Do te me mungosh gjithe jeten” ka shkruar njëri nga familjarët e Drenit.