“Ishte ajo që më bëri të qaj”/ Pas fjaleve të Meghan, reagon menjehere kunata e saj

Intervista e gjatë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan Markle, për “Oprah”, solli shumë polemika dhe detaje bombë, teksa për herë të parë folën pa dorashka duke rrëfyer histori tronditëse. Çifti tregoi se ata e kishin bërë martesën zyrtare tre ditë para ceremonisë madhështore që kishte interes për të gjithë botën dhe duhet të ishte magjepsëse, por nga martesa nisën të gjitha të tjerat. Meghan tregoi se ambienti mbytës në pallatin mbretëror e detyroi atë të mendonte dhe për vetëvrasjen gjatë muajit të pestë të shtatzënisë. Madje Meghan nuk la pa përmendur as Kate Middleton, për raportin që kishte me kunatën e saj. Teksa mediat shkruanin se Markle e bëri dukeshën të qante, e vërteta sipas Dukeshës është ndryshe.

Meghan:

Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas.
Ndërkohë pas deklaratave të Markle, ka reaguar edhe Kate. Në një intervistë virtuale me Jasmine Harrisonm ajo foli për mundësitë që ka çdo vajzë dhe grua në botë dhe për arritjet që ato mund të kenë vetëm nëse heqin barrierat që i vënë vetes. “Je një inspirim i rrallë për vajzat e reja”, i tha Kate Jasmina-s. Ky ishte një injorim i madh për fjalët e Meghan që tronditën botën. Ndërkohë s’kemi ende asnjë reagim as nga mbretëresha.

Burimi:.yahoo.com/news/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA