Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi një statujë në Mynih i ra sipër.
Autoritetet gjermane janë ende duke hetuar ngjarjen me vajzën italiane e cila i ra statuja e një hoteli në Mynih.
Shtatë vjeçarja nga Napoli ishte me pushime në Gjermani me prindërit e saj. Ajo u godit nga një statujë guri 200 kilogramë në oborrin e hotelit ku po qëndronte të premten në mbrëmje.
Njerëzit në vendngjarje, duke përfshirë edhe babain e vajzës, dëgjuan zera e saj dhe arritën ta shpëtonin, por ajo nuk mundi te jetoj. Mbetet e paqartë pse statuja u rrëzua dhe e shtypi vajzën. Sipas hetimeve fillestare, statuja nuk ishte e vendosur mirë në tokë.