Ishin fyer dhe ofenduar/ Fifi tregon çfarë e ka zhgënjyer më shumë pas daljes nga ‘BBV’

Largimi i këngëtares Fifi nga Big Brother VIP po vazhdon të komentohet, ndërsa edhe ajo vet ka diskutuar lidhur me këtë. Edhe së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë së Instagramit.

Padyshim nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme, e të cilave krijuesja e hitit “Diell” nuk ka hezituar të iu përgjigjet. Njëri nga fansat e pyeti se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga Big Brother VIP, teksa Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj.

“Rrugëtimi im ka bë që disa njerëz të ikin vet nga lista e miqve të rremë. Kjo më ka bë me u ndje mirë në fakt. Çka më ka lënduar janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative, mos të them kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan të gjithë. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka thënë Fifi.