Intervista e tij pas një mungesë disa vjeçare në ekran, shoqëruar me një rrëfim prekës bëri jo pak bujë mediatike.
Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku në Rtv Ora, ndau me publikun rrëfime personale, përfshirë edhe divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.
Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”
I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj.
“Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.
“Doktori” ka rrëfyer në ‘Glamour Zone’, në Rtv Ora një periudhë të errët të jetës së tij, varësinë ndaj alkoolit.
“Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra. U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë përt mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”.