Intervista e fundit e “Perikliut”: Jetoj në 60 metra katror, por me nder. Dhamë gjithçka për këtë vend, pa fituar asgjë
Aktori i njohur Anastas Kristofori u nda nga jeta disa ditë më parë, në moshën 78-vjeçare.
I njohur sidomos për rolin e tij tek Pallati 176 si krushku i Jovan Bregut, drejtor “Perikliu” në jetën reale bënte një jetë modeste.
Ai jetonte në një pallat të vjetër tek “Myslym Shyri”.Gjatë një interviste të fundit, ai tregonte se e rëndësishme është emri që lë pas, jo pasuria.
“Unë jetoj në një apartament 60 metra katror, por me nder. Dhamë gjithçka për këtë vend, duke bërë dhjetëra filma, por nuk fituam asgjë financiarisht.
Megjithatë e rëndësishme është se fituam dashurinë e publikut.Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne, pasi edhe sot e kësaj dite, filmat që kemi bërë janë më të dashurit dhe shikuarit për shqiptarët.
Kur të duan njerëzit, është më e rëndësishme se sa paratë që do të kishim fituar nga filmat që kemi bërë”, shprehej ai, në një intervistë të dhënë pak muaj më parë.