Vjen parashikimi i Institutit te Gjeoshkencave keto jane qarqet qe duhet te kene kujdes Shkodër dhe Lezhë rrezikojnë përmbytje. Nd♪7rkohë nesër rrezikojnë edhe qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër
PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
Sipas llogaritjeve të IGEO, ditën e sotme (e premte, dt.16) dhe ditën e nesërme (e shtunë dt.17) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër si rezultat i reshjeve intensive pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve.
RESHJET Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Nesër (e shtunë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 28 °C në vendet e ulëta: 20 / 31 °C në vendet malore: 16 / 24 °C