Qe ne javet e para te prezantimit me virusit ne Itali kane humbur jeten 69 mjeke e infermiere gjate punes se tyre.
Ndaj mbetet nje veper e madhe misioni i 30 mjekeve dhe infermiereve shqiptare. Kjo pune e tyre pertej Adriatikun ka megjithate shume rreziqe me vete.
Kur percolli grupin ne Aeroport, Edi Rama tha se disa prej tyre nuk kane njoftuar as prinderit. E keshtu mjekja Alma Bashvogli eshte njera prej tyre.
Ne nje interviste ajo ka treguar se perse pranoi te ikte me grupin e vullnetareve ne ITali.
Si fillim ajo tregon se e ka ndjere te nevojshme si mjeke qe kur degjoi thirrjen e pare te Arben Gjates, per mjeket dhe infermieret qe te dilnin vullnetare.
Pastaj tregoi se e per ti bere ftesen e ka marre ne telefon keshilltarja e ministres duke i the ne shprehimisht:
Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”.
Keshtu tregon doktoresha Alma se si nisi per te kjo rruge por thekson s kishte menjehere mbeshtetjen e te shoqit ama prinderve nuk u tregoi asgje pasi e dinte qe nuk do te pranonin.