Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë sot me dije se pas vaksinimit ishte infektuar me COVID.
Ngjela ka treguar se shumë pak njerëz të politikës e dinin.
“Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë.
2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak temperaturë. Kam përshtypje që e kaluan edhe masën mjekët me përkujdesjen.
Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë se ka ditur kam përshtypjen. Kush më pyeti e thoja. I thoja në raport me veten time se nuk gënjej.
Jo jo, s’kam pasur lidhje politike me ish-kryeministrin, por profesionale, medicinale (Me Bashën).
Tani mund të hapet linja, pasi nuk e kanë ditur. As ju nuk e dinit.”, tha ai.