Ditën e sotme një aksident me pasoja ndodhi në Berat. Siç tashmë dihet, një automjet i tipit Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me dy persona që ndodheshin brenda, përkatësisht 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar.
Pak momente pas ngjarjes së rëndë dolën edhe pamjet filmike ku tregohej qartësisht aksidenti. Por ajo që ra në sy, përveç aksidentit në vetvete, ishte edhe sjellja tepër indiferente e shoferit të mjetit që ndodhej pas makinës që u aksidentua.
Nga pamjet duket se automjeti që ishte shumë pranë makinës që ra në lumë, vazhdoi të lëvizte në punë të tij pa e vrarë mendjen fare, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.
Ndoshta ky person i jep përgjigje në një farë mënyrë edhe pyetjes se përse shqiptarët nuk dalin të protestojnë për të drejtat e tyre? Ndoshta sepse janë indifierentë dhe secili sheh punën e tij? Gjithsesi cilado qoftë arsyeja, dikush ta gjejë këtë person dhe le ti japim trofeun e “Indiferentit të vitit”!