Aktori i njohur Gaz Paja u përfshi në një aksident paraditen e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Behet me dije se Paja është përplasur nga një automjet që drejtohej nga E.K.
Paja u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës.
Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit ka treguar për “Vip Magazine” gjendjen e tij shëndetësore.
Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt” shprehet Ira për Vip Magazine.