Ilir Shaqiri tregon si gënjente gruan, që mos të martoheshin: I thoja duhet një letër nga Shqipëria…

Teksa bisedonte sot me Sabianin, Iliri ka treguar më shumë për martesën e tij me Emanuelen. Balerini tregoi se martesa e tyre ndodhi në një periudhë kur ai ishte në kulmin e karrierës dhe nuk e kishte fokusin për tu martuar, por Emanuela donte ta realizonte këtë ëndërr.

“Më kërkonte të martoheshim. Unë isha në kulmin e karrierës në atë periudhë dhe e kisha mendjen komplet te puna. 70% ishte puna, 30% dashuria me të, si fokus flas, jo si ndjenjë, se ndjenja ishte 100%. Si fokus kisha ndërmend të vrapoja dhe të bëja atë që kisha ëndërruar të bëja. Se jeta për tu martuar e për të bërë fëmijë aty ishte.

Ne jemi njohur kur unë isha 27 vjeç, Manuela 22. Unë isha në kulm, fluturoja me avionin. Dilja me makinë, hidheshin njerëzit sipër makinës, shkruanin emrin nëpër mure. Nuk i thoja dot prit të punoj njëherë, se ka kohë. Ajo kishte shumë qejf martesën, donte ta realizonte këtë gjë. Edhe unë, nuk është se nuk doja po e kisha mendjen te puna”, u shpreh Iliri.

Më tej balerini tregoi se për ta shtyrë martesën i thonte bashkëshortes se duhej një letër që vërtetonte se kishte bërë us htrinë në Shqipëri, gjë që nuk ishte e vërtetë.

“Për tu martuar në Itali duhet të marrësh leje nga Bashkia që je i lirë, se nuk të martojnë andej po nuk solle letrën që nuk je i martuar në Shqipëri. Dhe unë i thoja për të marrë këtë letrën duhet dokumenti që kam bërë ush trinë, është e detyrueshme të ne i thoja. Ushtr inë nuk e kam bërë sepse u arratisa i thoja dhe ajo më thoshte interesohu, thuaji babit, mamit të nxjerrin letrën e u shtrisë, ta marrin në një mënyrë ose tjetër”, tregoi Iliri.