Ilir Alimehmeti bën thirrjen e menjëhershme për të gjithë qytetarët: Mos i përdorni sepse do keni pasoja serioze…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një thirrje të fortë sot teksa ka qenë i ftuar në studion e ‘Dita jonë’. Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin antibiotikë për virozat e stinës.

“Shifrat aktuale janë në zbritje, në rritje janë virozat e stinës. Apeloj që të mos nisin menjëherë antibiotikët për një rrufë sepse shumë njerëz e bëjnë këtë gjë. Do të krijojë problem të madh më pas”, tha Alimehmeti.

Në lidhje me Omicron, ai theksoi: “Omicron duket më i lehtë nga pikëpamja klinike. Të shtruarit në spitale në Afrikën e Jugut, shumica nuk janë me oksigjen. Në spitalet tona janë të gjithë me oksigjen, është më e lehtë si sëmundje”.

Sa i përket karantinës që kanë vendosur sërish disa shtete, Alimehmeti theksoi se ato janë të kota: “Nuk zgjidhet me karantinë, por me vaksinim. Ndoshta pandemia do të mbyllet me Omicron, që është i shpejtë në transmetueshmëri”.

Sa i përket mundësisë së vaksinimit sezonal, Alimehmeti theksoi se nëse imuniteti natyror do të jetë i fortë dhe nëse variantet e reja do të shkaktojnë sëmundje të lehtë, vaksina mund të jetë vetëm për grupe të veçanta njerëzish.