Si i braktisi dy vajzat e saj Suela Gjonajt. Ne vitin 2015 ajo braktisi vajzat dhe në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë.
Por pas tete vitesh prinderit e Sueles kane arritur te kene serishte kontakte me te.
Suela krijoi jetën e saj në Maqedoni, ku ka 2 fëmijë dhe nuk do të kthehet pas. Sipas Suelës, në vitin 2015 është larguar për në Durrës ku ka qëndruar për 3 vite derisa u njoh me bashkëshortin aktual.
Ajo u shpreh se vajzat nuk i mori me vete sepse pas divorcit komunikoi me psikologen, e cila i tha se të bijat flisnin keq për të. Sipas saj, nga familja u largua se pati dhunë. Këtë gjë e mohon vetë nëna e saj, Fatmira Gjonaj, e cila thotë se nuk e kanë prekur me dorë.
Pas telefonatës së dytë, Suela telefonoi sërish drejtuesen e emisionit, duke i pranuar se do të ketë kontakt me to. Gjatë transmetimit live, Suela kontaktoi direkt me familjen dhe me vajzën e saj të madhe.
Suela: A më dëgjoni?
Nëna: Suela mirë je?
Suela: Mirë.
Nëna: Më njeh kush jam?
Suela: Jo, nuk të njoh hiç.
Nëna: Si nuk të erdhi keq na ike na le me lot në faqe?
Suela: Ju erdhi keq juve. Atëherë s’më ndihmuat, më latë në dorën e atyre që më përdorën.
Babai: Kush të la moj qene?
Suela: Pse nuk më besove kur të thashë që më kërcënojnë?
Babai: Ti the do iki në Vlorë.
Suela: Nuk është e nevojshme me bërtit.
Babai: A je mirë atje ku je?
Suela: Mirë jam.
Babai: Mbarë e mirë ta bëftë zoti. Çupat që ke lënë aty i ke pjellë ti.
Suela: Çupat i kam kërkuar unë, por nuk mi la. Fola me Nelsin e psikologen.
Babai: Çupat nuk i more ti. Isha vetë në gjyq kur tha se cupat duhet t’i marrë e ëma. Moj Suelë, kur shohim emisione ne për ty qajmë. Të marrë burrin e të vijë te ne po të dojë.
Pas tyre zhvillon një bisedë me një prej vajzave, e cila e pyet nëse e ka marrë malli dhe më pas zgjedh të mos flasë më me të.
Suela: A je mirë?
Vajza: Mirë.
Suela: Motra si është?
Vajza: Mirë është.
Odeta: Të ka marrë malli për mamin?
Vajza: Nuk e di. E ka marrë malli mamin për mua?
Suela: Normal.