Në puntatën e javës së kaluar në “Love Story”, Enxhëll i surprizoi të gjithë me një videomesazh, ku shprehu dëshirën për t’u rikthyer në garë.
“Unë dua përsëri t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë. Sido të shkojë, nuk do të kem pengje sepse unë e provova”, tha ajo.
Saimiri kërkoi një javë kohë për të vendosur. Vendimin e tij ai e bëri të ditur mbrëmjen e sotme. Saimiri tha se e respekton dhe e falenderon Enxhëllin, por ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin me vajzat e tjera.
“Në fakt ishte një moment emocionues sepse nuk e prisja fare, mu deshën disa ditë të mendohem por mendoj se për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo t’i kthesh kurrizin.
E falenderoj Enxhëllin si njeri por kam dëshirë që të vazhdoj me vajzat që kam këtu”, tha ai.